Ne në Western Balkans University promovojmë gjithëpërfshirjen, pa asnjë dallim, duke besuar fort se çdokush me veçoritë dhe pikëpamjet personale kontribuon në pasurimin dhe përparimin e komunitetit tonë.
Mbi këtë parim ishte organizuar edhe seminari i rradhës i Dekanatit të Studentëve të titulluar “Modeli i harmonisë ndërfetare dhe sfidat e bashkëjetesës”.
Mbi këtë parim ishte organizuar edhe seminari i rradhës i Dekanatit të Studentëve të titulluar “Modeli i harmonisë ndërfetare dhe sfidat e bashkëjetesës”.
Folësit e ftuar të këtij seminari ishin Mons. Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës Rrëshen dhe Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, profesor i sociologjisë dhe filozofisë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe Zv/president i Religions for Peace Europe.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët folësit theksuan rëndësinë e respektit dhe bashkëjetesës ndërfetare si një veçori të rëndësishme në pērparimin e vendit.
Në këtë aspekt mjaft fakte historike dhe hulumtime të bëra mbi këtë temë u paraqitēn nga folësit, si pika të forta referimi të harmonisë fetare ndër shekuj në vendin tonë.
Folësit diskutuan bashkarisht me studentët edhe sfidat që hasen në kohët e sotme si dëshira për imponimin e vlerave personale, fondamentalizmi, politizimi i feve dhe indiferentizmi.
Në fund të këtij seminari u theksua fakti se besimi duhet të jetë i lirë dhe nuk duhet të imponohet por po ashtu edhe joreligjioni nuk duhet të imponohet.
Gjithashtu diversiteti i të gjitha formave duhet parë si një pasuri e padiskutueshme dhe si një mundësi përparimi për të gjithë.