“Sulmet kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave ”është leksioni i hapur që Z. Gentjan Progni do të realizojë me studentët e Universitetit Western Balkans ditën e enjte me datë 6 prill në ambientet e universitetit
Gentjan Progni është një ndër themeluesit e organizatës së IT-ve në Shqipëri "Rizgjim Kombëtar".
Z. Progni njihet gjerësisht si kontribuues dhe denoncues i shkeljeve që ndodhin në Shqipëri për sa i përket teknologjisë, në institucione shtetërore apo private, ku shpesh herë Shqipëria është cenuar nga sulmet kibernetike.