Prof. Asoc. Dr. Shpresa Temali | Western Balkans University

Prof. Asoc. Dr. Shpresa Temali

Dekan
Departamenti i Shkencave Bazë
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Bio
Edukimi
Publikime
Prof. Asoc. Dr. Shpresa Temali është Doktor i Shkencave në Fushën e Fizikës që prej vitit 1992. Eshtë diplomuar në vitin 1972 në degën Fizikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Ka kryer Kualifikim Shkencor-Pedagogjik në 1993 pranë Universitetit të Padovës në Itali (në kuadrin e programit TEMPUS në projektin IMG). Gjithashtu ka kryer një tjetër Kualifikim Shkencor-Pedagogjik në vitin 2001 pranë IUFM të Montpelier në Francë. Ka marrë titullin “Profesor i Asocuar” në vitin 1999. 

Ka punuar si asistent pedagoge e fizikës në Filialin e UT në Shkodër në vitin 1972 deri më 1977. Gjithashtu ka qenë pedagoge e fizikës pranë departamentit të fizikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, nga 1977 deri më 2013, si dhe drejtore departamenti në periudhën 2008-2012. Anëtare e senatit të Universitetit Shkodër nga viti 1994-1996. Anëtare e Shoqatës së Fizikës së Shqipërisë që nga viti 1990. Kryetare e Këshillit të diplomës për degën e Fizikës 1995-2012. Anëtare Jurie për mbrojtje disertacioni pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës në 1994. Kryetare e rrethit Shkencor të Fizikës për 1985-1989. Aktivizim dhe drejtim në olimpiadat e fizikës për shkollat e mesme për 8 vite me rradhë. Pjesëmarrëse dhe drejtuese në disa projekte shkencore. Ka qenë pjesë e shumë punimeve e artikujve shkencorë, si dhe autore e teksteve mësimore universitare.