Qendra Kërkimore për Cilësinë dhe Sigurinë e Kujdesit të Shëndetit Oral
Qendra Kërkimore për Cilësinë dhe Sigurinë e Kujdesittë Shëndetit Oral është një strukturë akademike dhe shkencore e themeluar për të avancuar dijen dhe praktikat në fushën e stomatologjisë. Duke u bazuar në standardet më të larta të kërkimit dhe edukimit, qendra synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit oral, në rritjen e sigurisë për pacientët dhe në forcimin e rolit të shkencës në shëndetin publik.
Misioni
Të promovojë ekspertizën shkencore dhe praktike në fushën e stomatologjisë përmes kërkimit ndërdisiplinor dhe projekteve të avancuara.
Të zhvillojë dhe të përhapë zgjidhje inovative që kontribuojnë në cilësinë e kujdesit oral, me ndikim pozitiv në shëndetin e pacientëve dhe komunitetit.
Të shërbejë si një qendër ekselence rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete të forta me universitete, institucione kërkimore dhe organizata shëndetësore.
Vizioni
Qendra aspiron të bëhet një nga institucionet kryesore të kërkimit shkencor në fushën e stomatologjisë në Ballkan dhe më gjerë, duke:
· Vendosur standarde në kërkimin shkencor dhe aplikimin klinik.
· Forcuar kapacitetet akademike dhe duke kontribuar në rankimin ndërkombëtar të universitetit.
· Transformuar kujdesin dentar përmes inovacionit teknologjik, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale,lazerit etj..
· Të bëhet një qendër ku studentët, mjekët dhe kërkuesit shkencor të gjejnë hapësirën për të zhvilluar ide, për të eksperimentuar dhe për të sjellë ndryshime të qëndrueshme.
Vlerat e Shtuara
1. Ekselencë Akademike dhe Shkencore .
2. Bashkimi i ekspertizës nga fusha të ndryshme të stomatologjisë, biologjisë, shkencave të materialeve dhe teknologjisë mjekësore.
3. Fokus i veçantë tek siguria dhe shëndeti i pacientëve, si dhe përmirësimi i kujdesit oral në nivel komunitar.
4. Bashkëpunim me qendra kërkimore, spitale, universitete dhe industri.
5. Mbështetje e vazhdueshme për stafin akademik dhe studentët në përfitimin e gradave shkencore dhe në pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare