Zyra e Kërkimit Shkencor | Western Balkans University
Western Balkans University

Zyra e Kërkimit Shkencor

Rreth nesh

Zyra e Kërkimit Shkencor pranë Western Balkans University shërben si platforma qendrore për ekselencën kërkimore, koordinimin strategjik dhe zhvillimin akademik në universitet. Zyra promovon kërkimin shkencor cilësor, ndërdisiplinor dhe të orientuar drejt politikave publike, në përputhje me prioritetet kombëtare dhe kornizat ndërkombëtare, përfshirë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në shëndetin dhe mirëqenien, reduktimin e pabarazive, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

E vendosur në ndërthurjen mes akademisë, institucioneve publike dhe industrisë, Zyra e Kërkimit Shkencor synon të promovojë bashkëpunimin ndërdisiplinor, inovacionin dhe aplikimin e kërkimit shkencor në praktikë dhe në zhvillimin e politikave.

Zyra promovon kulturën e integritetit shkencor, përgjegjësisë etike dhe ekselencës akademike, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të kërkimit dhe mekanizmat institucionalë të cilësisë. Nëpërmjet trajnimit, mentorimit dhe mbështetjes strategjike, Zyra kontribuon në forcimin e kapaciteteve kërkimore, përmirësimin e cilësisë së veprimtarisë shkencore dhe rritjen e profilit dhe ndikimit akademik të universitetit.

Përmes një qasjeje të integruar dhe vizionare, Zyra e Kërkimit Shkencor kontribuon në pozicionimin e WBU-së si një institucion me angazhim ndërkombëtar dhe me ndikim të qëndrueshëm në kërkim dhe inovacion.

Vizioni

Të pozicionojë WBU-në si një qendër ekselence në kërkim shkencor dhe inovacion, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin shoqëror në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Misioni

Të forcojë kapacitetet institucionale kërkimore dhe të promovojë kërkim shkencor cilësor, etik dhe të orientuar drejt politikave, që kontribuon në avancimin e dijes, përmirësimin e praktikës dhe ndikimin e qëndrueshëm në shoqëri.

Rolet e Zyrës së Kërkimit Shkencor përfshijnë përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe sigurimi i respektimit të politikave të WBU, standardeve etike të kërkimit shkencor dhe rregulloreve ndërkombëtare të lidhura me kërkimin dhe pronësinë intelektuale.
  • Ndihmon në raportimin e granteve për kërkimin shkencor.
  • Organizimi i seminareve/trajnimeve, programeve të mentorimit dhe identifikimi i mundësive të financimit për kërkimin shkencor.
  • Bashkëpunimi me stafin akademik për të ndihmuar në përgatitjen dhe dorëzimin e propozimeve për kërkime shkencore.
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi aplikimeve për agjencitë financuese.
  • Menaxhimi i njohurive të informacionit të kërkuesit/veprimtarisë kërkimore.