Për prodhimin dhe furnizimin me materiale promovuese në kuadër të projektit TECH2LINK
Universiteti Western Balkans fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin oferta për prodhimin dhe furnizimin me materiale promovuese në kuadër të projektit TECH2LINK, sipas kërkesave të kësaj thirrjeje dhe dokumentit bashkëlidhur.
Udhëzimet
1. Objekti dhe specifikimet
| Nr. | Materiali | Sasia | Përmasa / specifikimi
| 1 | Dosje me dizajn | 50 | 30 × 25 cm
| 2 | Fletëpalosje (flyer) | 50 | 20 × 10 cm
| 3 | Broshurë | 50 | 20 × 20 cm
| 4 | Stilolapsa me logon TECH2LINK | 50 | Përmasa të konfirmohen*
| 5 | Çantë cope me logon TECH2LINK | 50 | 40 × 40 cm
| 6 | Roll-up | 2 | 1 copë 85 × 200 cm; 1 copë 100 × 200 cm
| 7 | Bllok shënimesh | 50 | Sipas modelit bashkëlidhur
| 8 | Spila | 30 | Sipas modelit bashkëlidhur
Dizajni dhe elementet grafike të materialeve promovuese do të realizohen sipas modeleve dhe logove në kuadër të projeketit Tech2Link. Ofertuesi duhet të përfshijë në çmim prodhimin, personalizimin dhe dorëzimin e materialeve.

2. Dokumentacioni i ofertës
· Oferta financiare e nënshkruar, me çmimin për njësi, vlerën për çdo artikull dhe vlerën totale, duke përcaktuar nëse përfshihet TVSH-ja;
· Përshkrimi teknik i materialeve të ofruara dhe konfirmimi i përputhshmërisë me sasitë, përmasat dhe dizajnin e kërkuar;
· Afati i propozuar për prodhimin dhe dorëzimin e materialeve;
· Të dhënat identifikuese të ofertuesit, përfshirë emrin tregtar, NIPT-in, adresën, personin e kontaktit, numrin e telefonit dhe emailin;
· Ekstrakt i përditësuar i QKB-së ose dokument ekuivalent për operatorët e huaj.
3. Paraqitja dhe shqyrtimi i ofertave
Ofertat duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], jo më vonë se data 12.10.2026, ora 16:00, me subjekt “Ofertë për materiale promovuese TECH2LINK”. Pyetjet për sqarime dërgohen në të njëjtën adresë deri më datë 10.10.2026 në orën 16:00. Përgjigjet që ndikojnë në përgatitjen e ofertës u bëhen të ditura në mënyrë të barabartë të gjithë operatorëve të interesuar.
Ofertat do të shqyrtohen për përputhshmërinë me kërkesat teknike dhe dokumentacionin e kërkuar. Ndër ofertat e pranueshme, përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e çmimit total më të ulët. Universiteti mund të kërkojë sqarime mbi ofertën, pa lejuar ndryshimin e përmbajtjes së saj ose të çmimit pas përfundimit të afatit të dorëzimit.
4. Dorëzimi
Materialet do të dorëzohen pranë Universitetit Western Balkans, Tiranë, brenda afatit të ofruar dhe të pranuar në marrëveshjen me operatorin e përzgjedhur. Përpara prodhimit përfundimtar, modeli grafik dhe prova e materialeve të personalizuara i paraqiten Universitetit për miratim.
Afati
12/10/2026