Bordi i Administrimit | Western Balkans University

Bordi i Administrimit

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ i Universitetit Western Balkans, i cili garanton përmbushjen e misionit të universitetit, si dhe qëndrueshmërinë e tij financiare dhe administrative. Bordi i Administrimit ushtron funksione mbikëqyrëse dhe kontrolluese mbi veprimtaritë e universitetit që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik dhe administrimin e aseteve.

Anëtarët e Bordit të Administrimit emërohen nga Shoqëria Themeluese për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi. Bordi përbëhet nga pesë anëtarë. Shoqëria Themeluese emëron gjithashtu Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e Bordit të Administrimit, ndërmjet anëtarëve të tij, për një periudhë pesëvjeçare, me të drejtë riemërimi.

Rektori, Dekanët, Drejtuesit e Njësive Bazë dhe Administratorët nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Administrimit, por mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e tij. Administratori i Universitetit ka detyrimin të raportojë mbi veprimtarinë e tij në mbledhjet e Bordit të Administrimit.

Kryetari i Bordit të Administrimit siguron zbatimin e vendimeve të miratuara nga Bordi. Mënyra e funksionimit të Bordit të Administrimit, si dhe të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të tij, përcaktohen në rregulloren përkatëse të Bordit të Administrimit.