MSc. në Menaxhim Spitalor | Western Balkans University
MASTER

MSc. në Menaxhim Spitalor

HSM
ID e Kursit
2
Vite
120
Kredite ECTS
4
Semestra
AFATI I ARDHSHËM
Pranimet 2026-2027
Apliko tani!
Kreu >Programe Studimi >MSc. në Menaxhim Spitalor

Përshkrimi i Programit

Programi i Studimit Master i Shkencave në “Menaxhimi Spitalor” është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ky program synon zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve në menaxhimin, planifikimin dhe administrimin e strukturave të kujdesit shëndetësor të të gjitha niveleve në sistemin shëndetësor në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhimi Spitalor” është krijuar për t’u dhënë studentëve njohuri të përgjithshme rreth sistemeve të informacionit në sistemin shëndetësor, si dhe për të trajnuar profesionistë në këtë fushë.

Njohuritë e marra gjatë programit lidhen me konceptet dhe njohuritë bazë të sistemeve të informacionit në fushën e menaxhimit dhe mjekësisë, në veçanti me format e kontrollit, ruajtjes, përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit mjekësor për pacientët.

Gjatë viteve të studimeve ofrohen njohuri në lidhje me çështje të tilla si: siguria, privatësia, konfidencialiteti duke përfshirë ato etike dhe sociale. Në të njëjtën kohë, programi synon t’iu ofrojë studentëve një kuptim më të gjerë të sfidave me të cilat përballen menaxherët shëndetësorë në përzgjedhjen dhe zbatimin e një sistemi informacioni shëndetësor. 

Mund të regjistrohen gjithashtu të gjithë profesionistët që janë pjesë e strukturave drejtuese të organizatave shëndetësore ose që aspirojnë të punojnë në pozicione të tilla, me qëllim trajnimin ose përgatitjen e mëtejshëm të tyre për një menaxhim më efektiv të organizatave shëndetësore.

Misioni, Vizioni & Objektivat

Misioni

Vizioni

Objektivat

Mundësitë e Karrierës

Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë si:
  1. Menaxherë në organizatat shëndetësore
  2. Menaxherë në fushën e kërkimit klinik
  3. Menaxherë në fushën e informacionit shëndetësor etj.

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 HSM 101 Sjellja Organizative dhe Menaxheriale 6
2 HSM 103 Ligji, Politikat dhe Rregullat në Shëndetësi 6
3 HSM 105 Ekonomi Shëndetësore 6
4 HSM 107 Shëndeti Publik 6
5 HSM 109 Lidershipi në Organizata 6

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 HSM 102 Menaxhimi Financiar Spitalor 6
2 HSM 104 Statistikat dhe Përpunimi i të dhënave Spitalore 6
3 HSM 106 Menaxhimi i Marketingut Shëndetësor 6
4 HSM 108 Tema të rëndësishme në Menaxhimin Spitalor 6
5 HSM 110 Kujdesi dhe Menaxhimi i Pacientit 6

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 HSM 201 Informatika në Kujdesin Shëndetësor 6
2 HSM 203 Metodat e Hulumtimit 6
3 HSM 205 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Spitalore 6
4 HSM 207 Menaxhimi Operacional Spitalor 6
5 HSM 221 Menaxhimi i Cilësisë dhe Performancës Spitalore 6

Semester 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 HSM 202 Inovacioni dhe Sipërmarrja Shëndetësore 6
2 HSM 204 Praktikë Profesionale 12
3 HSM 250 Punim Diplome 12
📚
🎯

Gati të filloni udhëtimin tuaj?

Pranimet për vitin e ardhshëm akademik janë të hapura. Siguroni të ardhmen tuaj në një nga fushat më emocionuese të shekullit të 21-të.

01.

Apliko Online

Dorëzoni transkriptet e shkollës së mesme dhe dokumentet e identitetit përmes portalit tonë.

02.

Intervistë

Intervistë e shkurtër akademike me komisionin e pranimit të fakultetit.

03.

Regjistrimi

Pasi të pranoheni, finalizoni regjistrimin tuaj dhe bashkohuni me familjen WBU!

Lista e Ekselencës e Presidentit

Lista e Ekselencës e Presidentit

Albin Roy
Arlinda Kastrati
Ediola Zenuni
Heeradharshana Sivakumar
Hergi Liçi