Stomatologji | Western Balkans University
INTEGRATED

Stomatologji

DEN
ID e Kursit
5
Vite
300
Kredite ECTS
10
Semestra
AFATI I ARDHSHËM
Pranimet 2026-2027
Apliko tani!
Kreu >Programe Studimi >Stomatologji

Përshkrimi i Programit



  • Arsimim me standarte europiane
Programi i Integruar i Ciklit të Dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji” ofron një program të integruar 5-vjeçar që kombinon njohuritë bazë të shkencave mjekësore me trajnimin klinik duke ndjekur modelet dhe standardet akademike të Bashkimit Europian.

  • Formim profesional dhe praktik klinik 
Studentët angazhohen që në vitet e para të studimeve me aktivitete praktike dhe klinike, të zhvilluara në ambiente moderne nën mbikëqyrjen e ngushtë të mjekëve stomatologë me përvojë. Praktikat përfshijnë punë me pacientë, duke filluar me procedura bazë dhe duke avancuar gradualisht drejt trajtimeve të ndërlikuara në të gjitha fushat e stomatologjisë si: kirurgjia orale, protetika, ortodoncia dhe periodontologjia. Ky angazhim i hershëm praktik u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi teknike dhe etikë në marrëdhëniet me pacientët.

  • Teknologji moderne dhe ambiente bashkëkohore
Programi zhvillohet në laboratorë dhe klinika moderne, të pajisura me teknologji dixhitale, sisteme CAD/CAM dhe mjete të avancuara që pasqyrojnë realitetin e klinikave dentare aktuale.

  • Staf akademik i kualifikuar 
Leksionet dhe praktikat zhvillohen nga profesorë me përvojë ndërkombëtare në fushën e stomatologjisë, të cilët sjellin në auditor jo vetëm njohuritë më të fundit shkencore dhe klinike, por edhe përvojën e tyre nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në Evropë dhe më gjerë. Përveç mësimdhënies, ata ofrojnë ndihmë në orientimin profesional, mbështetje për kërkime shkencore dhe përgatitje për specializime të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit. Ky angazhim krijon një marrëdhënie të afërt mes studentëve dhe pedagogëve, duke nxitur rritjen akademike dhe zhvillimin e një karriere të suksesshme në stomatologji.

  • Diplomë e njohur dhe mundësi të shumta pas studimeve
Diploma e PIND Stomatologji është e vlefshme për ushtrimin e profesionit në vend dhe në shumë vende të tjera europiane (sipas rregullave të njohjes dhe pajisjes me licencë), si dhe krijon bazë të fortë për specializime të mëvonshme.
 
  • Fokus në etikë, komunikim dhe kujdes ndaj pacientit
Përveç aftësive teknike dhe klinike, programi i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të etikës profesionale si dhe komunikimit efektiv me pacientët dhe kolegët.Studentët mësohen të veprojnë me integritet, empati dhe profesionalizëm në çdo situatë klinike, duke u përgatitur jo vetëm si specialistë të aftë, por edhe si figura kyçe në promovimin e shëndetit oral dhe edukimin shëndetësor. Ky formim gjithëpërfshirës ndihmon në ndërtimin e një profili të balancuar midis ekspertizës shkencore dhe përkushtimit human.

Misioni, Vizioni & Objektivat

Misioni

Vizioni

Objektivat

Mundësitë e Karrierës

Mundësi karriere pas diplomimit:

Pas përfundimit të studimeve dhe marrjes së licencës për ushtrimin e profesionit, dentistët e rinj kanë në dispozicion një gamë të gjerë opsionesh karriere. Fusha e stomatologjisë ofron fleksibilitet, specializim dhe potencial për zhvillim profesional të vazhdueshëm. Ja disa nga rrugët më të zakonshme dhe premtuese që mund të ndiqni pas diplomimit:

·         Hapja e klinikës dentare personale (praktikë e pavarur)
·         Punë në klinika dentare me bashkëpunim profesional (praktikë e përbashkët)
·         Specializim në një degë të stomatologjisë (si ortodonci, kirurgji orale, endodonti, periodontologji, etj.)
·         Punë në spitale publike dhe private si stomatolog klinik
·         Mësimdhënie në universitete ose shkolla dentare
·         Kërkim shkencor në fushën e stomatologjisë
·         Pjesëmarrje në programe ndërkombëtare ose humanitare dentare
·         Zhvillimi i biznesit në sektorin dentar (laboratorë teknikë, distribucion pajisjesh dentare, teknologji dentare, etj.)

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 101 Anatomi Humane I E detyrueshme 5
2 DEN 103 Kimi Inorganike E detyrueshme 4
3 DEN 105 Fizikë E detyrueshme 4
4 DEN 107 Materiale Dentare I E detyrueshme 3
5 DEN 109 Psikologji dhe Sociologji E detyrueshme 3
6 DEN 111 Biologji dhe Gjenetikë I E detyrueshme 3
7 DEN 113 Morfologjia dhe Anatomia Dentare E detyrueshme 4
8 DEN 115 Gjuhë e huaj I (Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Latinisht) E detyrueshme 4

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 102 Anatomi Humane II E detyrueshme 5
2 DEN 104 Kimi Organike E detyrueshme 4
3 DEN 106 Informatikë E detyrueshme 4
4 DEN 108 Materiale Dentare II E detyrueshme 3
5 DEN 110 Biologji dhe Gjenetikë II E detyrueshme 3
6 DEN 112 Biostatistikë E detyrueshme 4
7 DEN 114 Etikë dhe Deontologji Mjekësore E detyrueshme 3
8 DEN 116 Gjuhë e huaj II (Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Latinisht) E detyrueshme 4

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 201 Dentistri Preventive dhe në Komunitet I E detyrueshme 3
2 DEN 203 Fiziologji Mjekësore I E detyrueshme 5
3 DEN 205 Biokimi I E detyrueshme 5
4 DEN 207 Histologji dhe Embriologji I E detyrueshme 4
5 DEN 209 Protetika Paraklinike dhe Teknologji Laboratorike E detyrueshme 3
6 DEN 211 Mikrobiologia I E detyrueshme 4
7 DEN 213 Dentistri Konservative paraklinike I E detyrueshme 3
8 DEN 215 Imunologjia dhe Alergologjia E detyrueshme 3

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 202 Dentistri Preventive dhe në Komunitet II E detyrueshme 4
2 DEN 204 Fiziologji Mjekësore II E detyrueshme 3
3 DEN 206 Biokimi II E detyrueshme 3
4 DEN 208 Mikrobiologji II E detyrueshme 4
5 DEN 210 Dentistri Konservative Paraklinike II E detyrueshme 4
6 DEN 212 Histologjia dhe Embriologjia II E detyrueshme 4
7 DEN 214 Ergonomia në Dentistri E detyrueshme 3
8 DEN 216 Shëndeti Mjedisor E detyrueshme 2
9 DEN 218/DEN 220 Menaxhim Shëndetësor / Ekonomi Shëndeti Me zgjedhje 3

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 301 Anatomia Patologjike I E detyrueshme 4
2 DEN 303 Fiziologjia patologjike E detyrueshme 4
3 DEN 305 Farmakologjia I E detyrueshme 4
4 DEN 307 Dentistri Konservative I E detyrueshme 3
5 DEN 309 Protetikë Dentare I E detyrueshme 3
6 DEN 311 Kirurgjia Orale I E detyrueshme 3
7 DEN 313 Kirurgjia e Përgjithshme E detyrueshme 3
8 DEN 315 Sëmundje të Brendshme I E detyrueshme 3
9 DEN 317 Radiologjia dhe Radioterapia E detyrueshme 3

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 302 Anesteziologjia dhe Urgjencat Mjekësore E detyrueshme 4
2 DEN 304 Anatomia Patologjike II E detyrueshme 4
3 DEN 306 Farmakologji II E detyrueshme 4
4 DEN 308 Protetikë Dentare II E detyrueshme 5
5 DEN 310 Dentistri Konservative II E detyrueshme 5
6 DEN 312 Sëmundjet e Brendshme II E detyrueshme 3
7 DEN 314 Otorino Laringologji - Okulistik E detyrueshme 2
8 DEN 316/DEN 318 Teknologjia Dixhitale në Dentistri/Fotografia Dentare Me zgjedhje 3

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 401 Endodonti I E detyrueshme 5
2 DEN 403 Kirurgjia Orale II E detyrueshme 5
3 DEN 405 Protetikë Dentare III E detyrueshme 3
4 DEN 407 Periodontologji I E detyrueshme 4
5 DEN 409 Ortodoncia I E detyrueshme 3
6 DEN 411 Neurologji dhe Psikiatri E detyrueshme 3
7 DEN 413 Sëmundjet Infektive E detyrueshme 2
8 DEN 415 Gnatologjia E detyrueshme 3
9 DEN 417 Dermatologji E detyrueshme 2

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 402 Endodonti II E detyrueshme 5
2 DEN 404 Ortodoncia II E detyrueshme 4
3 DEN 406 Kirurgjia Orale III E detyrueshme 5
4 DEN 408 Protetikë dentare IV E detyrueshme 4
5 DEN 410 Periodontologji II E detyrueshme 3
6 DEN 412 Mjekësia Ligjore E detyrueshme 2
7 DEN 414 Metodologjia e Kërkimit Shkencor E detyrueshme 3
8 DEN 416 Dentistri Geriartrike dhe e Pacientëve me Nevoja të Veçanta E detyrueshme 4

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 501 Endodonti III E detyrueshme 5
2 DEN 503 Kirurgjia Oro-Maksilofaciale E detyrueshme 5
3 DEN 505 Periodontologji III E detyrueshme 3
4 DEN 507 Protetike Dentare V E detyrueshme 4
5 DEN 509 Ortodoncia III E detyrueshme 4
6 DEN 511 Dentistri Pediatrike I E detyrueshme 5
7 DEN 513 Sëmundjet Orale I E detyrueshme 4

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 DEN 502 Endodonti IV E detyrueshme 3
2 DEN 504 Protetike Dentare VI E detyrueshme 3
3 DEN 506 Ortodoncia IV E detyrueshme 3
4 DEN 508 Dentistri Pediatrike II E detyrueshme 3
5 DEN 510 Sëmundjet Orale II E detyrueshme 3
6 DEN 520 Praktikë Klinike Multidisiplinare në Dentistri E detyrueshme 5
7 DEN 550 Punimi i diplomës E detyrueshme 10
📚
🎯

Gati të filloni udhëtimin tuaj?

Pranimet për vitin e ardhshëm akademik janë të hapura. Siguroni të ardhmen tuaj në një nga fushat më emocionuese të shekullit të 21-të.

01.

Apliko Online

Dorëzoni transkriptet e shkollës së mesme dhe dokumentet e identitetit përmes portalit tonë.

02.

Intervistë

Intervistë e shkurtër akademike me komisionin e pranimit të fakultetit.

03.

Regjistrimi

Pasi të pranoheni, finalizoni regjistrimin tuaj dhe bashkohuni me familjen WBU!

Lista e Ekselencës e Presidentit

Lista e Ekselencës e Presidentit

Abdul Rahman Taha Megerisi
Alesia Zogu
Amanda Aliaj
Ana Kodra
Besara Dardhanjori
Eneda Elezi
Havana Muça
Helena Goxhaj
Irini Perona
Josephine Bardeli
Juana Binjaku
Klea Boriçi
Klestia Sulaj
Klevisa Rama
Marisol Lufi
Noel Dede
Saidi Qosja
Sidena Veshaj
Ana Kodra
Besara Dardhanjori
Havana Muça
Klea Boriçi
Klestia Sulaj
Marisol Lufi
Noel Dede
Rejdi Spahiu
Sidena Veshaj