Pranimet në Programet Bachelor | Western Balkans University
Apliko në WBU

Pranimet në Programet Bachelor

Kreu >Pranimet në Programet Bachelor

Të gjithë kandidatët të cilët duan të studiojnë në një nga programet Bachelor në Western Balkans University, duhet të regjistrohen në sistemin U-Albania dhe në 10 (dhjetë) preferenca që do të përzgjidhen, të paktën një të jetë nga programet tona Bachelor.

Kriteret e Pranimit

GPA

Mesatarja

Mesatarja minimale sipas përcaktimit në VKM me Nr. 436, datë 03.06.2020 të përditësuar, në masën 70%.

Interview

Intervista

Intervista nga Komisioni i Vlerësimit të Pranimeve, në masën 30%.

Language

Gjuha e studimit

Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj, sipas shtojcës.

*Renditja e aplikantëve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës:
Vlerësimi = Mesatare e Përgjithshme 70% + Intervista 30% = 100%

Proçedurat e Regjistrimit

1

Kandidatët zgjedhin programin e studimit që dëshirojnë të regjistrohen në Universitetin “Western Balkans” duke plotësuar Formularin e Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH - https://ualbania.al/)

2

Universiteti shpall listën paraprake të fituesve për çdo program studimi

3

Universiteti shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi

4

Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentet e regjistrimit

Të gjithë studentët duhet të paraqesin personalisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentet e mëposhtme për të përfunduar regjistrimin përfundimtar në Universitet.

Tarifat e Studimit për studentët nga Shqipëria dhe rajoni

Programi i Studimit Tarifa e Studimit/vjetore
Bachelor në Teknik Dentar (Anglisht) 250 000 ALL
Bachelor në Teknik Dentar (Shqip) 250 000 ALL
Bachelor në Infermieri (Anglisht) 250 000 ALL
Bachelor në Infermieri (Shqip) 250 000 ALL
Bachelor në Teknik Imazherie (Anglisht) 250 000 ALL
Bachelor në Fizioterapi (Anglisht) 250 000 ALL
Bachelor në Teknik Laboratori (Anglisht) 250 000 ALL
Bachelor në Menaxhim i Kujdesit Shëndetësor 250 000 ALL
Bachelor në Bioteknologji 280 000 ALL
Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore 280 000 ALL
Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale 280 000 ALL
Bachelor në Siguri Kibernetike 280 000 ALL
Bachelor në Biznes dhe Teknologji 250 000 ALL
Bachelor në Ekonomiks dhe Shkencë të Dhënash 250 000 ALL
Bachelor në Inxhinieri Softuerike 280 000 ALL

Dokumentet e regjistrimit

Studentët e diplomuar në Republikën e Shqipërisë që do të regjistrohen duhet të sjellin:

  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Shkollës së Mesme
  • Fotokopje e Noterizuar e Certifikatës së notave të shkollës së mesme
  • Fotokopje e Pasaportës ose e Letërnjoftimit
  • Certifikata e Anglishtes
  • 2 Fotografi
  • Pagesa e tarifës së aplikimit - 20 000 ALL(E pakthyeshme)

Ku duhet të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm?

Dokumentacioni mund të dorëzohet paraprakisht në mënyrë digjitale në emailin e mëposhtëm, por duhet dhe të dorëzohet fizikisht në Zyrën e Pranimeve pranë WBU.

Zyra e Pranimeve
Telefon 1: +355 67 60 20 600
Telefon 2: +355 67 40 20 600
Email: [email protected]