Bordi Këshillimor Ndërkombëtar | Western Balkans University

Bordi Këshillimor Ndërkombëtar

International Board

Bordi Këshillimor Ndërkombëtar është organi kolegjial këshillues në Universitetin Western Balkans. Qëllimi kryesor i tij është të mbështesë njohjen ndërkombëtare të universitetit dhe të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së punës së tij kërkimore dhe arsimore. Bordi Këshillimor luan një rol të rëndësishëm në këshillimin për marrjen e vendimeve të duhura për zhvillimin e gjithanshëm të universitetit.

Funksionet e Bordit Këshillimor Ndërkombëtar:

Të këshillojë dhe të ndihmojë strukturat e universitetit në fusha të tilla si:

  1. Zhvillimi i objektivave të universitetit për tu bërë lider në kërkimin shkencor dhe mësimdhënie;
  2. Rritjen e prezencës brenda rrjeteve profesionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  3. Zhvillimi i ideve dhe objektivave të reja;
  4. Promovimi i kërkimit, programeve dhe studentëve të universitetit në një gamë të gjerë rrjetash akademike, kërkimore dhe profesionale.

Kryetari i Bordit

Anëtarët e Bordit