Infermieri | Western Balkans University
BACHELOR

Infermieri

NRS
ID e Kursit
3
Vite
180
Kredite ECTS
6
Semestra
AFATI I ARDHSHËM
Pranimet 2026-2027
Apliko tani!
Kreu >Programe Studimi >Infermieri

Përshkrimi i Programit

Programi i studimit Bachelor në Infermieri ofrohet nga Departamenti i Infermierisë dhe i Fizioterapisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti Western Balkans. Ky program studimi mund të ndiqet në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.

Programi i studimit Bachelor në Infermieri ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri profesionale në fushën e infermierisë, në një cikël 3-vjeçar studimi, duke i dhënë mundësi studentit të vazhdojë studimet Master. Ky program është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, profesional e të gjithanshëm, duke i pajisur ata me shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektivë në fushën e shkencave teknike mjekësore, sidomos në fushën e infermierisë. 

Misioni, Vizioni & Objektivat

Misioni

Vizioni

Objektivat

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është që të përgatisë infermierë të përgjithshëm që të jenë në gjendje të punojnë në të gjitha profilet e shkencave mjekësore, të jenë të aftë teorikisht dhe praktikisht që tu shërbejnë pacientëve dhe mbi të gjitha të krijojë te ata një ndjenjë respekti dhe dashurie për të sëmurët. Studenti i përfiton njohuritë teorike në auditor ku përdoren metoda bashkëkohore për mësimdhënien si dhe ato praktike në qendra spitalore dhe klinika mjekësore të specializuara në drejtim të shkencave mjekësore.

Fushat që përfaqësojnë përgatitjen profesionale të infermierëve:
•         Profesionalizmi
•         Etika dhe ligji
•         Aftësitë e komunikimit
•         Aftësi sociale
•         Aftësi ndërkulturore
•         Njohuri bazë
•         Analiza dhe mbledhja e të dhënave klinike
•         Diagnoza dhe planifikimi i trajtimit për procesin infermieror
•         Masat parandaluese dhe promovimi i shëndetit
 
Të gjitha këto fusha janë ndërdisiplinore në orientimin e tyre që inkurajojnë të menduarit kritik dhe mund të aplikohen për pacientë të moshave të ndryshme. Aktivitetet e përfshira në mësimdhënie, kërkime dhe kujdes klinik nxisin zhvillimin dhe zbatimin e këtyre disiplinave përgjatë viteve të studimit në Universitetin Western Balkans.

Mundësitë e Karrierës

Infermierët e licensuar kanë mundësi punësimi në strukturat e sektorit privat dhe publik, si:
●       Infermierë në qendra shëndetesore dhe ambulatore
●       Infermierë në spitale shtetërore
●       Infermierë në spitale private
●       Infermierë në poliknika
●       Infermierë në klinika private të specialiteteve të ndryshme
●       Infermierë në klinika dentare
●       Infermierë në qendra estetike
●       Infermierë në shtëpi të të moshuarve dhe shtëpi të fëmijëve
●       Infermierë në qendra rehabilitimi
●       Infermierë të kujdesit në shtëpi
●       Infermierë të kujdesit paliativ
●       Infermierë në teleshëndetësi
●       Infermierë në institucione ndërdisplinore (arsim, emigracion, mjekësi ligjore, burgje, në forcat e armatosura, etj.)

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 NRS 101 Histologji 3
2 NRS 103 Shkrim Akademik 3
3 NRS 105 Anatomia Humane I 6
4 NRS 107 Fiziologji Humane I 5
5 NRS 109 Biokimi Mjekësore 4
6 NRS 111 Informatikë 3
7 NRS 113 Siguria dhe Shëndeti në Punë 3
8 NRS 115 Gjuhë e Huaj I (Anglisht, Gjermanisht, Italisht) 3

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 NRS 100 Mikrobiologji 6
2 NRS 102 Bazat e Infermieristikës 6
3 NRS 104 Anatomia Humane II 4
4 NRS 106 Fiziologjia Humane II 4
5 NRS 108 Nutricion dhe Dietologji (Bazat e Ushqyerjes) 4
6 NRS 110 Gjuhë e Huaj (Anglisht, Gjermanisht, Italisht) 3
7 NRS 112 Praktikë Profesionale I 3

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 NRS 201 Anatomi Patologjike 4
2 NRS 203 Farmakologji 5
3 NRS 205 Bazat e Infermieristikës II 6
4 NRS 207 Sëmundje të brendshme I dhe Infermieristikë në Sëmundje të brendshme I 5
5 NRS 227/NRS 229 Aplikimet Racionale të Medikamenteve/Infermieria në Sallën Operacionale 4
6 NRS 209 Dermatologji dhe Infermieristikë në Dermatologji 3
7 NRS 111 Psikologji e Përgjithshme dhe Klinike 3

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 NRS 200 Obstetrikë dhe Gjinekologji Infermieristikë në Obstetrikë dhe Gjinekologji 5
2 NRS 202 Sëmundje Infektive dhe Infermieristikë në Sëmundje Infektive 3
3 NRS 204 Infermieristika në Shëndetin Mendor 5
4 NRS 206 Kirurgji I dhe Infermieristikë në Kirurgji I 5
5 NRS 208 Sëmundje të Brendshme II dhe Infermieristikë në Sëmundje të Brendshme II 5
6 NRS 222/NRS 224 Infermieria në Kujdesin e Stomës/ Infermieria në Hemodializë 4
7 NRS 210 Praktikë Profesionale II 3

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 NRS 301 Kirurgji II dhe Infermieristikë në Kirurgji II 5
2 NRS 303 Etikë dhe Legjislacion Shëndetësor 3
3 NRS 305 Shëndet Publik 3
4 NRS 307 Biostatistikë 4
5 NRS 309 Sëmundje të Brendshme III dhe Infermieristikë në Sëmundje të Brendshme III 5
6 NRS 311 Infermieristika në Urgjencat Mjekesore 5
7 NRS 313 Pediatri I dhe Infermieristikë në Pediatri I 5

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 NRS 300 Sëmundje të Brendshme IV dhe Infermieristikë në Sëmundje të Brendshme 5
2 NRS 302 Pediatri II dhe Infermieristikë në Pediatri II 5
3 NRS 304 Menaxhim Infermieror 5
4 NRS 306 Geriatri dhe Infermieristikë në Geriatri 5
5 NRS 308 Praktikë Profesionale III 4
6 NRS 350 Teza e Diplomës/Provim përfundimtar 6
📚
🎯

Gati të filloni udhëtimin tuaj?

Pranimet për vitin e ardhshëm akademik janë të hapura. Siguroni të ardhmen tuaj në një nga fushat më emocionuese të shekullit të 21-të.

01.

Apliko Online

Dorëzoni transkriptet e shkollës së mesme dhe dokumentet e identitetit përmes portalit tonë.

02.

Intervistë

Intervistë e shkurtër akademike me komisionin e pranimit të fakultetit.

03.

Regjistrimi

Pasi të pranoheni, finalizoni regjistrimin tuaj dhe bashkohuni me familjen WBU!

Lista e Ekselencës e Presidentit

Lista e Ekselencës e Presidentit

Ligerta Nunka
Sabiana Zeqa
Kejsi Karaj
Ligerta Nunka
Risilda Bushaj