Objektivat | Western Balkans University
Western Balkans University

Objektivat

Kreu >Objektivat

1. MËSIMDHËNIA

Universiteti Western Balkans u ofron studentëve edukim shumëdimensional, për të qenë në gjendje të mendojnë qartë, të gjykojnë objektivisht dhe të kontribuojnë në mënyrë konstruktive për shoqërinë. Universiteti synon të arrijë kapacitetin absorbues të studentëve dhe stafit akademik përtej kufijve të vendit tonë, në mënyrë që gjatë edukimit të pasurojë përvojat e studentëve dhe stafit.
Kurrikulat e programeve të studimit të ofruara nga WBU angazhohen për:

  • Arritjen e standardeve më të larta akademike;
  • Përthithjen e studentëve, aftësitë dhe aspiratat e të cilëve përputhen me kurrikulat në dispozicion;
  • Plotësimin e nevojave të komunitetit të ndryshëm të studentëve;
  • Sigurimin e mjediseve të nevojshme, bibliotekës dhe mjeteve didaktike;
  • Njohjen, mbështetjen dhe promovimin e ekselencës dhe ofrimin e mundësive për zhvillimin e saj;
  • Tërheqjen e studentëve nga vende të ndryshme gjeografike;
  • Pasurimin e përvojës së studentëve duke bashkëpunuar dhe ndihmuar në arritjen e qëllimeve arsimore si plan për zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe mirëqenien e tyre fizike dhe psikologjike.

2. KËRKIMI SHKENCOR

Universiteti Western Balkans ka si objektiv të promovojë kërkime shkencore të një cilësie të lartë duke u angazhuar në:

  • Sigurimin një mjedisi të përshtatshëm për kërkime;
  • Fokusimin në kërkimin shkencor dhe në kontributet profesionale të stafit akademik dhe studentor;
  • Ngritjen e kapaciteteve për t’iu përgjigjur fushave të reja të kërkimit pas shfaqjes së tyre;
  • Kërkimin dhe mirëpritjen e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare nga institucionet përkatëse të vlerësimit të cilësisë së arsimit të lartë;
  • Bashkëpunimin me universitetet e tjera, me sektorin publik dhe privat dhe me institucionet qeveritare, për arritjen e objektivave të kërkimit shkencor.

3. KONTRIBUTI NË SHOQËRI

Universiteti është një vatër e inovacionit dhe sipërmarrjes për vendin. Duke shfrytëzuar kërkimin akademik dhe teknologjitë inovative, në partneritet të ngushtë me bizneset dhe institucionet private dhe publike, universiteti synon të bëhet një burim i vlefshëm mundësish për shoqërinë në fushën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe teknologjisë.
Universiteti angazhohet për:

  • Përgatitjen e individëve që janë të vetëdijshëm dhe të gatshëm për të qenë profesionistë të përgjegjshëm në dobi të mirëqenies individuale dhe kolektive;
  • Promovimin e një mjedisi të shëndetshëm duke kontribuar në përmirësimin e jetës personale dhe shoqërore, duke rritur mundësinë për punësim dhe pjesëmarrje qytetare;
  • Organizimin e fushatave dhe aktiviteteve studentore, për rritjen e ndërgjegjësimin shëndetësor, ekonomik dhe inovativ në dobi të individit dhe shoqërisë;
  • Mbështetjen, përmirësimin dhe zhvillimin e projekteve që synojnë të mirën e përbashkët në vend;
  • Tërheqjen e talenteve nga e gjithë bota dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit duke e kthyer institucionin në një katalizator për mirëqenien shëndetësore, ekonomike dhe teknologjike.