Msc. Dorina Ahmetaj është asistente lektore pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Western Balkans.
Ajo ka përfunduar studimet e larta për Infermieri të Përgjithshme, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Pas përfundimit të praktikës profesionale dhe fazave të testimit, është licensuar si infermiere pranë Urdhrit të Infermierit Shqiptar. Në vijim të formimit të saj akademik, Dorina Ahmetaj, ndoqi dhe përfundoi me sukses studimet Master i Shkencave, në Infermieri në Kirurgji, pranë Universitetit Western Balkans, Tiranë.
Që prej vitit akademik 2022 – 2023, është pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit “Western Balkans”. Në këtë rol, ajo është angazhuar në procesin e mësimdhënies, kryesisht në laboratoret e Anatomisë dhe Fiziologjisë, por jo vetëm. Përveç mësimdhënies, Dorina ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe në procese të ndryshme akademike dhe administrative pranë Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë.
Dorina ka marrë pjesë në workshop-e dhe trajnime të ndryshme profesionale, të fokusuara në fushën e infermierisë, kujdesit shëndetësor dhe edukimit, duke pasuruar vazhdimisht aftësitë e saj teorike dhe praktike.