Programi i studimit i ciklit të dytë Master i Shkencave në Infermieri ofrohet nga Departamenti i Infermierisë dhe i Fizioterapisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin Western Balkans. Ky program studimi është i akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dhe mund të ndiqet në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, sipas zgjedhjes së studentëve.
Master i Shkencave në Infermieri, ofrohet në pesë profile të specializuara:
● Infermieristikë në urgjencë
● Infermieristikë në pediatri
● Infermieristikë në kirurgji
● Infermieristikë në kujdes intensiv
● Infermieristikë në obstetrikë dhe gjinekologji
Programi studimit Master i Shkencave në Infermieri u mundëson individëve të thellojnë përvojat e tyre shkencore dhe menaxhuese, si dhe të arrijnë në përfundim të periudhës dyvjeçare të parashikuar, një nivel të avancuar të përgatitjes profesionale në funksione drejtuese.
