Mundësitë e karrierës pas diplomimit:
Të diplomuarit e programit Bachelor në “Teknik Dentar” janë të pajisur mirë karrierrën e tyre në fushën e kujdesit shëndetësor dentar. Kurrikula gjithëpërfshirëse, e cila kombinon njohuritë teorike me trajnime të gjera praktike, i përgatit studentët për disa pozicione pune profesionale, duke përfshirë:
· Teknik dentar- Të diplomuarit mund të punojnë në laboratorë dentarë, duke prodhuar një gamë të gjerë protezash dentare, siç janë kurora, ura, proteza dentare dhe pajisje ortodontike.
· Menaxher i laboratorit dentar- Me një bazë të fortë si në aftësitë teknike ashtu edhe në menaxhim, të diplomuarit mund të menaxhojnë ose të zotërojnë laboratorë dentarë, duke mbikëqyrur prodhimin, stafin dhe marrëdhëniet me klientët.
· Specialist CAD/CAM- Të diplomuarit mund të specializohen në teknologjinë dixhitale dentare, duke përdorur sistemet CAD/CAM për të projektuar dhe prodhuar restaurime dentare me cilësi të lartë.
· Konsulent për Proteza Dentare- Profesionistët mund të ofrojnë shërbime konsulence për klinikat dentare, duke ofruar ekspertizë mbi materialet dhe teknikat për projektimin dhe ndërtimin e protezave.
· Teknik Ortodontik- Me trajnime të specializuara në teknologjinë ortodontike, të diplomuarit mund të projektojnë dhe krijojnë pajisje ortodontike siç janë aparatet ortodontike dhe mbajtëset.
· Teknik i Implanteve- Të diplomuarit mund të punojnë në klinika dhe laboratorë dentarë të specializuar në prodhimin e implanteve dentare dhe komponentëve të lidhur me to.
· Specialist i Stomatologjisë Estetike- Për ata që janë të interesuar në aspektet kozmetike të stomatologjisë, të diplomuarit mund të specializohen në projektimin dhe prodhimin e restaurimeve estetike siç janë fasetat, kurorat dhe urat.
· Hulumtues në teknologjinë dentare- Të diplomuarit mund të angazhohen në kërkimin dhe zhvillimin e materialeve, teknologjive dhe teknikave të reja në fushën e stomatologjisë.
· Mundësi ndërkombëtare karriere- Me kualifikime të njohura në BE dhe më gjerë, të diplomuarit kanë potencialin për të punuar ndërkombëtarisht, duke zgjeruar mundësitë e tyre të karrierës në nivel global.