Fizioterapi | Western Balkans University
BACHELOR

Fizioterapi

PHY
ID e Kursit
3
Vite
180
Kredite ECTS
6
Semestra
AFATI I ARDHSHËM
Pranimet 2026-2027
Apliko tani!
Kreu >Programe Studimi >Fizioterapi

Përshkrimi i Programit

Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi ofrohet nga Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë Universitetit Western Balkans. Programi zhvillohet me kohë të plotë dhe mund të ndiqet në gjuhën angleze, në përputhje me politikat akademike dhe ndërkombëtarizimin e institucionit.

Misioni, Vizioni & Objektivat

Misioni

Misioni i Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë është të ofrojë edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës për studentët e infermierisë dhe fizioterapisë, duke i përgatitur ata si profesionistë të përkushtuar ndaj përmirësimit të shëndetit dhe cilësisë së jetës së pacientëve. Departamenti synon gjithashtu të nxisë dhe të zhvillojë kërkimin shkencor, duke kontribuar në avancimin e njohurive në fushën e infermierisë dhe fizioterapisë.
Misioni i tij mbështetet në tri shtylla kryesore: mësimdhënien cilësore, kërkimin shkencor të avancuar dhe zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor.

Më konkretisht, objektivat e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë janë:

  1. Të sigurojë përsosmëri në arsim në të gjitha ciklet e studimit, 
  2. Të sigurojë përsosmëri në kërkime shkencore, 
  3. Të sigurojë shërbime dhe angazhim ndaj komunitetit, 
  4. Të punësojë personel cilësor dhe të sigurojë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, 
  5. Të sigurojë burimet dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin optimal të programeve të departamentit,
  6. Të fokusohet në ndërkombëtarizimin dhe diversitetin, 
  7. Të sigurojë bashkëpunim të vazhdueshëm me palët e interesuara, 
  8. Të sigurojë qëndrueshmëri financiare në çdo programi studimi.

Vizioni

Objektivat

Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi ka për qëllim pajisjen e studentëve me njohuri teorike dhe praktike profesionale në fushën e fizioterapisë, në një cikël 3-vjeçar studimi (180 ECTS). Programi synon të ofrojë një formim intelektual, shkencor dhe profesional të gjithanshëm, duke i pajisur studentët me kompetenca për vlerësimin, trajtimin dhe rehabilitimin e patologjive që kërkojnë ndërhyrje fizioterapeutike në të gjitha grupmoshat, si dhe me aftësi praktike të ndërtuara në përputhje me standardet bashkëkohore të shkencave mjekësore teknike dhe nevojat e tregut të punës. Njohuritë dhe aftësitë e përfituara në përfundim të programit krijojnë gjithashtu mundësi reale për vijimin e studimeve në ciklin Master, duke mbështetur kështu zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe profesional.

Mundësitë e Karrierës

Në përfundim të studimeve Bachelor, të diplomuarit në programin e fizioterapisë kanë mundësi punësimi duke ushtruar profesionin e tyre  në përputhje me standardet bashkëkohore të kujdesit shëndetësor në struktura publike dhe private, si: 
●       Spitale, 
●       Qendra rehabilitimi, 
●       Klinika private, 
●       Ekipe sportive, 
●       Shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit, 
●       Shërbime të kujdesit shëndetësor në shtëpi,
●       Klinika pediatrike, 
●       Qendra wellness dhe SPA. 

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 PHY 101 Psikologji e Përgjithshme E detyrueshme 3
2 PHY 103 Anatomi Humane I E detyrueshme 6
3 PHY 105 Fiziologji Humane I E detyrueshme 5
4 PHY 107 Biokimi Mjekësore E detyrueshme 4
5 PHY 109 Informatikë E detyrueshme 3
6 PHY 111 Shkrim Akademik E detyrueshme 3
7 PHY 113 Siguria dhe Shëndeti në Punë E detyrueshme 3
8 PHY 115 Gjuhë e Huaj (Anglisht, Gjermanisht, Italisht) E detyrueshme 3

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 PHY 100 Anatomi Humane II E detyrueshme 4
2 PHY 102 Fiziologji Humane II E detyrueshme 4
3 PHY 104 Fizikë dhe Biomekanikë E detyrueshme 3
4 PHY 106 Kineziologji E detyrueshme 5
5 PHY 108 Psikologji Mjekësore E detyrueshme 3
6 PHY 110 Metodat Bazike të Vlerësimin në Fizioterapi E detyrueshme 5
7 PHY 112 Gjuhë e Huaj (Anglisht, Gjermanisht, Italisht) E detyrueshme 3
8 PHY 114 Praktikë Profesionale I E detyrueshme 3

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 PHY 201 Anatomi Patologjike E detyrueshme 4
2 PHY 203 Anatomi Imazherike E detyrueshme 3
3 PHY 205 Farmakologji E detyrueshme 5
4 PHY 207 Sëmundje të Brendshme E detyrueshme 4
5 PHY 209 Teknikat Themelore të Trajtimit në Fizioterapi E detyrueshme 6
6 PHY 211 Ortopedi dhe Traumatologji E detyrueshme 4
7 PHY 213 Neurologji E detyrueshme 4

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 PHY 200 Patologji Kardiorespiratore dhe Rehabilitim Fizioterapeutik E detyrueshme 4
2 PHY 202 Fizioterapia në Neurologji E detyrueshme 5
3 PHY 204 Fizioterapi në Ortopedi dhe Traumatologji E detyrueshme 5
4 PHY 206 Teknikat Themelore të Trajtimit në Fizioterapi II E detyrueshme 6
5 PHY 210 Reumatologji dhe Rehabilitim Fizioteraupetik E detyrueshme 4
6 PHY 212 / PHY 214 Rehabilitim në Komunitet dhe Terapi Okupacionale / Nutricion dhe Dietologji Me zgjedhje 3
7 PHY 216 Praktikë Profesionale II E detyrueshme 3

Semestri 1

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 PHY 301 Geriartri dhe Rehabilitim Geriartrik E detyrueshme 5
2 PHY 303 Etikë dhe Legjislacion Shëndetësor E detyrueshme 3
3 PHY 305 Pediatri E detyrueshme 5
4 PHY 307 Onkonologji dhe Rehabilitim Fizioterapeutik E detyrueshme 3
5 PHY 309 Urogjinekologji dhe Rehabilitim Fizioterapeutik E detyrueshme 4
6 PHY 311 Biostatikë E detyrueshme 4
7 PHY 313 Rehabilitim Ortoprostetik E detyrueshme 3
8 PHY 315 Shëndet Publik E detyrueshme 3

Semestri 2

Nr. Kodi Lënda ECTS
1 PHY 300 Fizioterapia në Pediatri E detyrueshme 5
2 PHY 302 Rehabilitimi në Njësitë Intensive E detyrueshme 4
3 PHY 304 Rehabilitimi në Djegie Plastike E detyrueshme 4
4 PHY 306 Teknologji dhe Rehabilitim E detyrueshme 4
5 PHY 308/ PHY 310/ PHY 312 Fizioterapi Sportive/ Limfodrenazhi/ Hyrje në Osteopati Me zgjedhje 3
6 PHY 314 Praktikë Profesionale III E detyrueshme 4
7 PHY 350 Teza e Diplomës/ Provim Përfundimtar E detyrueshme 6
📚
🎯

Gati të filloni udhëtimin tuaj?

Pranimet për vitin e ardhshëm akademik janë të hapura. Siguroni të ardhmen tuaj në një nga fushat më emocionuese të shekullit të 21-të.

01.

Apliko Online

Dorëzoni transkriptet e shkollës së mesme dhe dokumentet e identitetit përmes portalit tonë.

02.

Intervistë

Intervistë e shkurtër akademike me komisionin e pranimit të fakultetit.

03.

Regjistrimi

Pasi të pranoheni, finalizoni regjistrimin tuaj dhe bashkohuni me familjen WBU!

Lista e Ekselencës e Presidentit

Lista e Ekselencës e Presidentit

Barilda Dine