Brain Gain | Western Balkans University

Brain Gain

Universiteti Western Balkans i themeluar në vitin 2021 në Tiranë, synon të bëhet një nga universitetet kryesore në Europën Juglindore, në fushat e mjekësisë, teknologjisë dhe inovacionit duke kontribuar në rritjen e arsimit, njohurive, shkencës dhe shërbimit ndaj shoqërisë si brenda vendit, ashtu edhe përtej. Në këtë aspekt WBU ka krijuar në strukturat e tij të shkëmbimit të eksperiencave “Brain Gain Program”, i cili synon të bëhet një urë për akademikët e rinj apo të mesëm shqiptarë që punojnë në Universitete apo Institucione prestigjoze në vende të ndryshme të botës. Në mënyrë që të krijojë edhe një mundësi për bashkëpunim për këto akademikë shqiptarë në diasporë, Universiteti Western Balkans lançon "WBU Brain Gain Program".
Ky program përfshin një grup të përzgjedhur profesorësh dhe kolegësh të cilët kanë marrë pjesë në veprimtari mësimore dhe/ose kërkimore të ndryshme jo vetëm duke qenë të pranishëm në Shqipëri por edhe duke kontribuar në distancë nga vendi ku jetojnë dhe punojnë.

Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë kandidatët e interesuar që të paktën kanë përfunduar me sukses doktoraturën e tyre në fushat e shkencave mjekësore, shkencave kompjuterike, ekonomisë, menaxhimit, bioteknologjisë ose fusha të ngjashme mund të aplikojnë duke dërguar një letër interesi në [email protected].