Universiteti Western Balkans fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin oferta për prodhimin dhe furnizimin me materiale promovuese në kuadër të projektit MEDTECH, sipas kërkesave të kësaj thirrjeje dhe dokumentit bashkëlidhur.
1. Objekti dhe specifikimet
Në kuadër të projektit MEDTECH, kërkohet prodhimi dhe furnizimi i materialeve promovuese si më poshtë:
1. Stilolapsa të personalizuar
1. Stilolapsa të personalizuar
- Sasia: 30 copë
- Specifikimet: Sipas dizajnit të sheshtë dhe modelit ilustrues në aneks.
2. Çanta cope të personalizuara
- Sasia: 30 copë
- Përmasat: 40 × 40 cm
- Specifikimet: Sipas modeleve në aneks.
3. Roll-up
- Sasia: 2 copë
- Përmasat: 1 copë 85 × 200 cm dhe 1 copë 100 × 200 cm
- Specifikimet: Dizajni sipas aneksit.
4. Blloqe shënimesh
- Sasia: 30 copë
- Specifikimet: Kopertina e përparme dhe e pasme sipas aneksit.
5. Dosje të personalizuara
- Sasia: 30 copë
- Përmasat: 30 × 25 cm
6. Spila të personalizuara
- Sasia: 30 copë
- Specifikimet: Dizajni me logot e projektit.
Dizajni dhe elementet grafike të materialeve promovuese do të realizohen sipas modeleve dhe logove në kuadër të projektit MEDTECH. Ofertuesi duhet të përfshijë në çmim prodhimin, personalizimin dhe dorëzimin e materialeve.
2. Dokumentacioni i ofertës
- Oferta financiare e nënshkruar, me çmimin për njësi, vlerën për çdo artikull dhe vlerën totale, duke përcaktuar nëse përfshihet TVSH-ja;
- Përshkrimi teknik i materialeve të ofruara dhe konfirmimi i përputhshmërisë me sasitë, përmasat dhe dizajnin e kërkuar;
- Afati i propozuar për prodhimin dhe dorëzimin e materialeve;
- Të dhënat identifikuese të ofertuesit, përfshirë emrin tregtar, NIPT-in, adresën, personin e kontaktit, numrin e telefonit dhe emailin;
- Ekstrakt i përditësuar i QKB-së ose dokument ekuivalent për operatorët e huaj.
3. Paraqitja dhe shqyrtimi i ofertave
Ofertat duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected] ose dorazi në ambientet e Universitetit Western Balkans,, jo më vonë se data 05.11.2026, ora 16:00, me subjekt “Ofertë për materiale promovuese MEDTECH”. Pyetjet për sqarime dërgohen në të njëjtën adresë deri më datë 03.11.2026 në orën 16:00. Përgjigjet që ndikojnë në përgatitjen e ofertës u bëhen të ditura në mënyrë të barabartë të gjithë operatorëve të interesuar.
Ofertat do të shqyrtohen për përputhshmërinë me kërkesat teknike dhe dokumentacionin e kërkuar. Ndër ofertat e pranueshme, përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e çmimit total më të ulët. Universiteti mund të kërkojë sqarime mbi ofertën, pa lejuar ndryshimin e përmbajtjes së saj ose të çmimit pas përfundimit të afatit të dorëzimit.
Ofertat do të shqyrtohen për përputhshmërinë me kërkesat teknike dhe dokumentacionin e kërkuar. Ndër ofertat e pranueshme, përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e çmimit total më të ulët. Universiteti mund të kërkojë sqarime mbi ofertën, pa lejuar ndryshimin e përmbajtjes së saj ose të çmimit pas përfundimit të afatit të dorëzimit.
4. Dorëzimi
Materialet do të dorëzohen pranë Universitetit Western Balkans, Tiranë, brenda afatit të ofruar dhe të pranuar në marrëveshjen me operatorin e përzgjedhur. Përpara prodhimit përfundimtar, modeli grafik dhe prova e materialeve të personalizuara i paraqiten Universitetit për miratim.
Objektivat
Afati
05/11/2026
