Drejtuese e Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion, Dr. Edona Llukaçaj është diplomuar në Kulturë dhe Letërsi Amerikane, ka përfunduar studimet pasuniversitare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, dhe mban titullin doktor në Studime të Krahasuara në Letërsi me dizertacionin The Ideologies of Oppression: A Comparative Study of Ngugi wa Thiong’o and Ismail Kadare. Autore e librit Call Him Ismail: A Postcolonial Critique of Ismail Kadare (2011) dhe bashkëautore e disa titujve, Llukaçaj është edhe autore e një numër artikush kërkimorë në revista të ndryshme shkencore, si dhe pjesëmarrëse në kongrese, konferenca dhe sempoziume të ndryshme. Puna e saj kërkimore fokusohet në multikuturalizëm, postkolonializëm, kozmopolitanizëm, çëshjtet e identitetit dhe margjinalizim, letërsi politike, memorie kolektive si dhe mbi kulturën e letërsinë e vendeve në zhvillim.
Gjatë punës së saj si lektore brenda dhe jashtë vendit, Llukaçaj ka lektruar një sërë kursesh me fokus letërsinë, kulturën, gjuhën dhe edukimin.
Dr. Llukaçaj është gjithashtu përkthyese e disa librave në gjuhën angleze, turke dhe nga këto gjuhë në shqip, si dhe autore e mjaft analizave në shtyp.