Emri im është Bora Haxhiu dhe kam përfunduar Masterin Shkencor në Mjekësi në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, i cili më ka ofruar një bazë të fortë në fushën e kujdesit shëndetësor. Gjatë këtij udhëtimi akademik, kam fituar njohuri të thelluara dhe përvojë praktike në disiplina të ndryshme mjekësore. Aktualisht, po realizoj një specializim në Patologji, ku po zhvilloj njohuri të specializuara në diagnostikimin e sëmundjeve dhe kuptimin e mekanizmave të ndryshëm patofiziologjikë.
Për më tepër, kam pasur mundësinë të marr pjesë në konferenca dhe workshop-e të shumta, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë temash. Këto mundësi kanë zgjeruar kuptimin tim për praktikat mjekësore të ndryshme dhe metodologjitë e kërkimit, duke më ofruar një perspektivë më të gjerë dhe duke forcuar aftësinë time në mësimdhënie në një mënyrë më dinamike.
Jam shumë e motivuar për këtë rol të ri si Asistent- Lektore në Western Balkans University, i cili vjen nga dëshira ime e fortë për të ndarë njohuritë dhe pasionin tim për mjekësinë me brezin e ardhshëm të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Si Asistent- Lektore në WBU, synoj të frymëzoj dhe udhëheq studentët, duke nxitur mendimin kritik dhe pasionin për të mësuar, ndërkohë që vazhdoj të zgjoj dhe rris bazën time të njohurive përmes bashkëpunimit me studentët dhe kolegët.
Universiteti i Mjekësise, Tiranë, Shqipëri
Master shkencor (MSc): Mjekësi e Përgjithshme
Fillimi i studimeve: 2020
Perfundimi i studimeve: 2022