PhD(c) Ergi Hoxha është Asistent Lektore e Kimisë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare. Ajo është pjesë e stafit akademik në Departamentin e Shkencave Bazë, në Universitetin Western Balkans dhe mbulon në mësimdhënie lëndët: kimi e përgjithshme,inorganike dhe organike në degët si: Program i Integruar i Ciklit të Dytë në Stomatologji dhe Farmaci, Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore, Bachelor në Bioteknologji dhe Bachelor në Teknik Dentar.
Ergi Hoxha ka kryer studimet Bachelor në Kimi dhe më pas ka marrë titullin (MSc) në Kimi , në Departamentin e Kimisë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Aktualisht ajo është në proces të studimeve të doktoratës në fushën e Kimisë së Aplikuar, në grupin mësimor të kimisë analitike, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës me fokus “Zhvillimin e nanosensorëve elektrokimikë me bazë karboni për përcaktimin e ß-bllokuesve në mjedis”, ku pjesë e këtyre studimeve është edhe një bashkëpunim kërkimor shkencor në Universitetin Ege, në Izmir, Turqi.
PhD(c) Ergi Hoxha është Anëtare dhe Përfaqësuese në Shqipëri e Shoqatës Mbretërore të Kimisë, si edhe Anëtare e IUPAC. Ajo ka përvojë dhe kualifikime në mësimdhënie në Kurrikulën Ndërkombëtare dhe ate Britanike. Ergi është anëtare e NanoAlb Quartz, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ajo ka qenë e përfshirë në zhvillimin profesional, në procesin e Provimeve të Jashtëm Ndërkombëtare. Ajo ka qenë pjesëmarrëse aktive e disa konferencave/publikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktiviteti i saj shkencor është kryesisht në fushën e çështjeve mjedisore, farmaceutikës, elektrokimisë dhe nanoteknologjisë.
- Doktoraturë në Kimi të Aplikuar, Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës 2023-vazhdim
- Master i Shkencave në Kimi, (MSc.) Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës 2020-2022
- Bachelor në Kimi të Përgjithshme, Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës 2017-2020
Memberships and Certifications:
- Member & Researcher at NanoAlb Quartz, Academy of Sciences of Albania
- Member, Researcher, Royal Society of Chemistry, London, UK
- Affiliate Member, Researcher, IUPAC, New York, USA
- Essentials of Research Methodology, CDP Certification Servise,London,United Kingdom
- Cheminformatics and Medical chemistry, San Francisco, California, USA
- General chemistry, Rise University, Texas, USA