Nigela Lime është Asistente Lektore pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Western Balkans University. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Informatikë Biznesi dhe studimet master në Sigurinë e Informacionit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka fituar përvojë praktike në zhvillim web-i dhe siguri kibernetike përmes trajnimeve dhe praktikave të ndryshme. Ka ushtruar detyra të ndryshme profesionale si Delivery Enginee dhe Project Manager, përpara se të angazhohej si Asistente Lektore në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Western Balkans University.Ajo është e angazhuar në mënyrë aktive në projekte që lidhen me përmirësimin e mjedisit akademik dhe dixhitalizimin e shërbimeve universitare.