Departamenti i Shkencave Bazë | Western Balkans University

Departamenti i Shkencave Bazë

Departamenti i Shkencave Bazë i është përkushtuar përsosmërisë në arsimin universitar dhe pasuniversitar. Ky departament synon të arrijë një arsim cilësor duke i bërë të diplomuarit tanë të aftë për të ndërmarrë vendime sfiduese gjatë karrierës së tyre në fusha të ndryshme për të përmirësuar kapacitetet kërkimore-shkencore në vend.

Anëtarët e departamentit duke u ofruar studentëve udhëzime gjatë periudhës së studimeve dhe duke i stimuluar ato në mënyrë efektive, përmbushin kështu dhe qëllimin e këtij departamenti. 

Misioni i Departamentit të Shkencave Bazë është të ofrojë programe dhe shërbime të cilat janë relevante dhe i përgjigjen nevojave të komunitetit. Departamenti synon të zhvillojë nxënës të përgjegjshëm si dhe qytetarë globalë, të ndjeshëm ndaj kulturës orale. 

Me pajisjet më të fundit laboratorike, departamenti u ofron studentëve të diplomuar një atmosferë ideale për të kryer kërkime origjinale. 

Nga ana tjetër nuk mungojnë projekte të ndryshme në të cilat studentët tanë janë të angazhuar në mënyrë aktive në kërkimet e bëra në grup.

Programe Studimi

Stafi Akademik

Dr. Ermira Hodo
Përgjegjësi i Departamentit

+355 67 605 5600

[email protected]

Hënë – Premte 8:30A.M. – 16:30P.M.