
16/01/2026 10:00
Salla e Konferencave, Spitali Amerikan 3, Tiranë
Western Balkans University (WBU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Infermieror dhe profesionistë të Spitaleve Amerikane, organizon trajnimin e akredituar me temë: "Roli i Infermierit në Menaxhimin e Qasjes Vaskulare në Hemodializë: Kujdesi, Monitorimi, Parandalimi i Infeksioneve dhe Komplikacioneve"
Aktiviteti është konceptuar për të mbështetur zhvillimin profesional të infermierëve, përmirësuar praktikat klinike në kujdesin për qasjen vaskulare, duke rritur cilësinë e jetës dhe sigurinë e pacientit të hemodializës.
Trajnimi do të përfshijë tema dhe udhëzime konkrete në menaxhimin e kujdesit infermieror për qasjen vaskulare duke filluar me hapjen, mirëmbajtjen dhe kujdesin e vazhdueshëm, menaxhimin e komplikacioneve akute, kronike, menaxhimin e emergjencave si edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit të qasjes vaskulare.
Trajnimi do të zhvillohet nga profesionistë me përvojë, duke kombinuar leksione dhe udhëzime të hartuara mbi bazë të literaturave bashkëkohore ndërkombëtare të fushës, këshilla praktike për manipulim të sigurt me qasjen vaskulare, diskutime interaktive, ndarje e eksperiencës, si edhe pre-test dhe post-test për vlerësimin e njohurive të përfituara.
Aktiviteti është i akredituar nga Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK) – me kredite të vlefshme për pjesëmarrësit.
Pjesëmarrës: Infermierë profesionistë, studentë të programeve shëndetësore dhe staf klinik i institucioneve shëndetësore.
Tarifa e Pjesëmarrjes:
1.000 lekë për punonjësit dhe studentet e Universitetit Western Balkans
1.000 lekë për punonjësit e Spitaleve Amerikane dhe Spitalit Hygeia
2.000 lekë për pjesëmarrësit nga institucionet e tjera
Tarifa e Pjesëmarrjes:
1.000 lekë për punonjësit dhe studentet e Universitetit Western Balkans
1.000 lekë për punonjësit e Spitaleve Amerikane dhe Spitalit Hygeia
2.000 lekë për pjesëmarrësit nga institucionet e tjera
🧾 Regjistrimi bëhet vetëm pas pagesës së tarifës në llogarinë bankare:
Nr. E llogarisë në lekë: OTP BANK | AL14902117974551230217912353
RAIFFEISEN BANK | AL98202110060000000001499391
📨 Pasi të kryhet pagesa, ju lutemi të dërgoni konfirmimin e saj me emrin dhe mbiemrin tuaj në adresën e emailit:
📧 [email protected] | ☎️ +355 67 579 3189
Data: 16 Janar & 19 Janar 2026
