Kompeticioni "Breaking the Borders" në Kosovë | Western Balkans University

Kompeticioni "Breaking the Borders" në Kosovë

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Kompeticioni "Breaking the Borders" në Kosovë

18/04/2024 00:00 Teatri ODA, Prishtinë

Gara “Breaking the Borders”, e njohur edhe si Gara Tech-BBTech, do të mbajë takimin e radhës në Kosovë më 18 prill 2024, në orën 12:00.

Ky konkurs është një mundësi e shkëlqyeshme për ju që të shfaqni inovacionet tuaja teknologjike më të avancuara si #AI, #Electronics, #Machine_Learning, #Data_Science për fusha të ndryshme duke përfshirë #Biznes, #Financa, #Ekonomi, #Shëndetësi, Zgjidhje të Gjelbërta IT, Qëndrueshmëri, dhe me shume. Ju inkurajojmë t'i vini në jetë idetë tuaja dhe fituesit do të marrin çmimet e mëposhtme:

🥇Vendi i parë: Laptop
🥈Vendi i dytë: Tableta
🥉Vendi i tretë: Orë inteligjente

Për të marrë pjesë, ju duhet të zgjidhni një temë të gjerë dhe të rëndësishme në lidhje me tendencat aktuale të teknologjisë, të tilla si "Zgjidhjet e qëndrueshme teknologjike" ose "E ardhmja e AI". Pra, bëhuni gati dhe dorëzoni idetë tuaja të projektit deri më 22 Prill 2024.