Cyber Seminar Tirana | Western Balkans University

Cyber Seminar Tirana

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Cyber Seminar Tirana

23/02/2023 15:00 Plaza Maritim Hotel

Technology Center of Excellence, një sipërmarrje e përbashkët e Western Balkans University dhe Gold n' Links, në bashkëpunim me kompaninë Mazars në Shqipëri dhe Kosovë, dhe CC Law, organizojnë Cyber Seminar Tirana që do të mbahet në datat 23 shkurt ora 15:00-18:30 dhe 24 shkurt në orën 10:00-13:30 në Tiranë, në ambientet e Plaza Maritim Hotel.

Në seminar do të ligjërojë eksperti izraelit, Roi Matis Shaposhnik, i cili do të flasë rreth bazave të kibernetikës duke përfshirë temat:
• Cyber
• Rreziqet në Cyberspace
• Cybersecurity në përditshmërinë tonë

Në këtë seminar do të ligjërojë gjithashtu edhe eksperti Lior Barash, i cili do të kryejë një Live Hack dhe do të flasë rreth impaktit që kibernetika ka në jetën tonë.

Ndërkohë, eksperti tjetër Itai Melchior, do të flasë rreth ndikimit afatgjatë dhe afatshkurtër të kibernetikës në ekonomi duke përfshirë:
• Investimet;
• Ndikimi i sulmeve mikro dhe makro në ekonomi;
• Drejt ku jemi nisur?

Për të marrë pjesë në këtë seminar i cili është FALAS, ju ftojmë të regjistroheni në linkun e mëposhtëm, ku mund të përzgjidhni njërin nga dy oraret që ju përshtaten: https://buff.ly/3xzfjFW