
14/11/2025 09:00
A202
Western Balkans University prezanton eventin kushtuar European Laboratory Day 2025, një ditë që vlerëson profesionistët e laboratorit, ndër aktorët më të rëndësishëm të kujdesit shëndetësor modern.
Në këtë ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi, theksohet roli jetik i shkencës laboratorike në çdo proces diagnostikues dhe në çdo vendimmarrje klinike. Përkushtimi, saktësia dhe puna e palodhur e specialistëve të laboratorit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e komunitetit tonë.
Ky event synon të sjellë më afër publikun me laboratorin, të promovojë rëndësinë e tij dhe të nderojë profesionistët që çdo ditë kontribuojnë në identifikimin e saktë të diagnozave dhe ruajtjen e mirëqenies sonë.
Le të festojmë shkencën që bën ndryshimin.
