Trajnim për Ndihmën e Parë në Universitetin Western Balkans | Western Balkans University

Trajnim për Ndihmën e Parë në Universitetin Western Balkans

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Trajnim për Ndihmën e Parë në Universitetin Western Balkans

21/01/2026 11:45 Marie Curie Hall

Klubi studentor Future Health Professionals njofton organizimin e një Trajnimi për Ndihmën e Parë, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të emergjencës nga American Hospital.

Qëllimi i këtij trajnimi është pajisja e studentëve me njohuri teorike dhe praktike për menaxhimin efektiv të situatave emergjente dhe zbatimin e procedurave për shpëtimin e jetës. Trajnimi do të zhvillohet nga profesionistë me përvojë në fushën e emergjencës dhe do të fokusohet në aftësi praktike të aplikueshme në situata reale.

Studentët ftohen të marrin pjesë në këtë aktivitet me qëllim rritjen e kompetencave profesionale dhe përgatitjes së tyre në fushën e shëndetësisë.