“Dhënia e ndihmës së parë”, WBU organizon trajnimin me Kryqin e Kuq | Western Balkans University

“Dhënia e ndihmës së parë”, WBU organizon trajnimin me Kryqin e Kuq

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >“Dhënia e ndihmës së parë”, WBU organizon trajnimin me Kryqin e Kuq

12/04/2024 10:00 Auditori 101

Universiteti Western Balkans në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Tiranë, organizojnë trajnimin me temë: “Dhënia e ndihmës së parë”.

Ky trajnim do t'u ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi thelbësore se si të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj emergjencave, aksidenteve dhe lëndimeve.

Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë nga instruktorët dhe të angazhohen në ushtrime praktike për të zhvilluar aftësitë e tyre.