Sesion informues: Cyber Security Challenge Kosovo & Albania 2026 | Western Balkans University

Sesion informues: Cyber Security Challenge Kosovo & Albania 2026

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Sesion informues: Cyber Security Challenge Kosovo & Albania 2026

17/11/2025 00:00 A103

Western Balkans University fton studentët e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike të marrin pjesë në sesionin informues për Cyber Security Challenge Kosovo & Albania 2026, një mundësi unike për të zhvilluar aftësi praktike dhe për të konkurruar në një skenë profesionale në Tiranë.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të njihen me sfidat kryesore të garës, përfshirë kriptografinë, reverse engineering, web security dhe module të tjera të avancuara.

Ligjërues: Dardan Prebreza (Pretera)

🗓️ E hënë, 17 nëntor
12:00
📍 Salla A103

Ky event synon të orientojë studentët drejt kompetencave që kërkon tregu modern i sigurisë kibernetike dhe t’i përgatisë ata për pjesëmarrje konkurruese dhe profesionale.