
10/03/2026 11:00
Marie Curie
Western Balkans University do të organizojë një sesion informues mbi Thirrjen për Grant 2026, në bashkëpunim me Start Up Albania, i cili synon të mbështesë studentët dhe të rinjtë inovatorë të interesuar për zhvillimin e ideve startup dhe projekteve inovative.
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të njihen me mundësitë që ofron Skema Kombëtare për Mbështetjen e Startup-eve dhe Lehtësuesve, si dhe me mënyrat se si idetë inovative mund të transformohen në iniciativa konkrete që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.
Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth procesit të aplikimit, mundësive të financimit dhe mekanizmave të mbështetjes për zhvillimin dhe rritjen e startup-eve.
