Sesion Informimi "Roli i Sigurisë Kibernetike në Biznes" | Western Balkans University

Sesion Informimi "Roli i Sigurisë Kibernetike në Biznes"

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Sesion Informimi "Roli i Sigurisë Kibernetike në Biznes"

13/12/2022 10:00 Western Balkans University

Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me Qendrën Teknologjike të Ekselencës (TCE) dhe "Gold N'links", në datat 15-16 Dhjetor 2022, zhvilluan trajnime mbi "Sigurinë Kibernetike" për studentë, botën akademike dhe biznesin.

Sesionet u ndoqën nga studentët dhe stafi i Western Balkans University dhe shumë të ftuar nga universitete të tjera dhe biznese. Të ftuar specialë në këtë trajnim ishin Roi Shaposhnik dhe David Zimerman, dy ekspertë të sigurisë kibernetike, pionierë në sektorin e Divizioneve të Miqve Kibernetikë Privatë dhe Publikë.

Qendra Teknologjike e Ekselencës (TCE) është një kompani e themeluar nga Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me kompaninë izraelite "Gold N'links" dhe ofron shërbime në fushën e sigurisë kibernetike, financave, teknologjisë dhe zgjidhjeve administrative.