Sesion informues - ‘Brainstorm Organization’ | Western Balkans University

Sesion informues - ‘Brainstorm Organization’

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Sesion informues - ‘Brainstorm Organization’

26/10/2023 12:30 WBU

WBU dhe organizata Brainstorm sesion informues për angazhimin e studentëve të Mjekësisë dhe FSHMT

Organizata Brainstorm, e krijuar që prej vitit 2013 me qëllim përfshirjen dhe angazhimin e studentëve dhe profesionistëve të rinj, është ideuese dhe organizatore e fushatave të ndryshme të ndërgjegjësimit, konferencave ndërkombëtare mjekësore, etj.

Duke qenë se Western Balkans University është një ndër universitetet partnere të kësaj organizate, ditën e enjte (26 Tetor, 12:30-13:00) për studentët e programit te Mjekësisë dhe ato të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, përfaqësues të organizatës do të bëjnë një prezantim të aktiviteteve të organizuara për muajt e ardhshëm dhe mundësitë që studentët e #WBU kanë për tu bërë pjesë e këtyre organizimeve.