Dita Botërore kundër HIV/AIDS është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV/AIDS, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi të rrezikshëm.
Në kuadër të 1 Dhjetorit, Ditës Botërore kundër HIV/AIDS, universiteti “Western Balkans” organizoi një sesion informues ku e ftuar speciale ishte znj. Olimbi Hoxhaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Personave me HIV/AIDS në Shqipëri.
Zonja Hoxhaj ndau përvojën e saj personale si një person që ka vite që jeton me virusin, sfidat me të cilat është përballur dhe punën e palodhur që ka bërë në mënyrë që të gjithë njerëzit me këtë virus, të jetojnë cilësisht mirë dhe të kenë mundësi trajtimi, edukimi dhe përkrahjeje.
Studentët e pranishëm në seminar përjetuan shumë emocione gjatë shpjegimit të situatave stigmatizuese dhe diskriminuese të përjetuara nga vetë znj. Hoxhaj dhe personat që jetojnë me këtë virus.
Në fund të seminarit studentët shprehën dëshirën e tyre për të qenë pjesë aktive e fushatës kundër stigmës dhe kundër diskriminimit të organizuar nga shoqata e personave me HIV/AIDS.