International Conference on Medicine and Translational Biosciences (ICMTB 2026) | Western Balkans University

International Conference on Medicine and Translational Biosciences (ICMTB 2026)

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >International Conference on Medicine and Translational Biosciences (ICMTB 2026)

04/06/2026 09:00 Western Balkans University

Western Balkans University do të organizojë International Conference on Medicine and Translational

Biosciences (ICMTB 2026)
, një konferencë ndërkombëtare që do të mbledhë kërkues shkencorë, akademikë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe inovatorë, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në mjekësi dhe bioshkenca translacionale.

Konferenca organizohet nga Western Balkans University në bashkëpunim me Spitalin Amerikan dhe Hygeia Hospital, duke krijuar një platformë të rëndësishme bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të avancimit të shkencës, kërkimit biomjekësor dhe inovacionit klinik.

ICMTB 2026 do të shërbejë si një hapësirë për ndarjen e njohurive shkencore, prezantimin e kërkimeve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërdisiplinor, mes profesionistëve dhe institucioneve që kontribuojnë në të ardhmen e kujdesit shëndetësor dhe shkencave biomjekësore.

Përmes sesioneve akademike dhe shkencore, konferenca do të vërë në fokus përparimet në mjekësinë translacionale, kërkimin biomjekësor dhe inovacionin klinik, duke promovuar shkëmbimin e përvojave dhe perspektivave ndërmjet ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.