Konkurs Ndëruniversitar “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh” | Western Balkans University

Konkurs Ndëruniversitar “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Konkurs Ndëruniversitar “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”

10/03/2026 10:00 A103

Western Balkans University, përmes Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë, organizon edicionin e dytë të Konkursit Ndëruniversitar “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, një aktivitet akademik që synon të promovojë rëndësinë e parandalimit në kujdesin shëndetësor.

Ky aktivitet bashkon studentë nga universitete të ndryshme për të testuar dhe zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e Shëndetit Publik, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe gare akademike. Konkursi synon të nxisë shkëmbimin e njohurive, mendimin kritik dhe bashkëpunimin ndëruniversitar, duke theksuar rolin thelbësor që ka parandalimi në përmirësimin e shëndetit të komunitetit.