"Kick Off" meeting-Improving University QA Resilient Toward Excellence Strategies | Western Balkans University

"Kick Off" meeting-Improving University QA Resilient Toward Excellence Strategies

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >"Kick Off" meeting-Improving University QA Resilient Toward Excellence Strategies

15/01/2024 09:00 Western Balkans University

WBU organizon takimin "Kick-Off" për projektin "Improving University Quality Assurance Resilient Toward Excellence Strategies" (QA-SURE)

Ky projekt synon të përmirësojë praktikat e sigurisë së cilësisë në sektorin akademik, duke sjellë së bashku universitete nga vende të ndryshme për të bashkëpunuar dhe ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre në këtë temë. Projekti zhvillohet në kuadër të bashkëfinancimit nga Bashkimi Evropian, duke treguar kështu përkushtimin e tij për të mbështetur iniciativa që promovojnë ekslencën akademike në arsim dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Duke punuar së bashku, këto universitete mund të identifikojnë praktikat më të mira, të eksplorojnë ide të reja dhe të zhvillojnë zgjidhje inovative nga të cilat do të përfitojnë studentët dhe stafet akademike të fakulteteve.

Universiteti Koordinator: Western Balkans University, Shqipëri

Partnerë të konsorciumit:
  • Universiteti Luarasi, Shqipëri
  • Universiteti Polis, Shqipëri
  • Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë, Kosovë
  • Universiteti Isa Boletini Mitrovicë, Kosovë
  • Shkolla Ndërkombëtare e Shkencave Shoqërore të Biznesit, Slloveni
  • Universiteti South East European,  Maqedoni

Data: 15-16 janar 2024
Vendndodhja: Western Balkans University (WBU), Shqipëri