“Invited Talks-Think Big!” quhet seria më të re e takimeve mes studentëve të Universitetit “Western Balkans” dhe profesionistëve të fushave të ndryshme.
Dekanati i Studentëve ka organizuar sot takimin e parë të titulluar “Të ndezim shpresën!” ku i ftuar ka qenë gazetari dhe shkrimtari i njohur Enkel Demi (Tom Kuka).
Përmes një bisede të çiltër, Z. Demi foli për jetën, ëndrrat, shpresën, fuqinë e të rinjve, mundësitë për zhvillim dhe ndryshim. Ai ndau me studentët eksperiencat personale, rëndësinë e qasjes pozitive dhe njohjes së realitetit bashkë me sfidat që ajo ka.
Duke folur mbi modelet e parashtruara publikut, Enkel Demi i ftoi studentët që ata të bëjnë më të mirën e tyre, në përçuarjen e cilësisë dhe në përzgjedhjen e saj.
Mesazhi i tij për studentët ishte që gjithsecili është i lirë dhe ka të drejtë të zgjedhë kë të dojë si modelin vetjak; e rëndësishme është që modelet që parashtrohen për publikun e gjerë të mos jenë jashtë normave dhe standardeve të ligjshmërisë.