Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike organizon leksionin e hapur me temë “Syri dhe Studenti” në ambientet e Western Balkans University.
E ftuar do të jetë Dr. Teuta Haveri, mjeke okuliste në Spitalin Amerikan e cila do të shpjegojë për studentët mënyrat e mbrojtjes së syve si pasojë e ekspozimit ndaj aparaturave elektronike, telefon, kompjuter, I-pad etj.
Aktiviteti në fjalë do të zhvillohet me praninë e studentëve dhe akademikëve të WBU.
Data: 27 Janar 2023
Ora: 13:00
Vendi: Godina A, Kati 0, Auditorium