
31/01/2026 09:00
Western Balkans University
Universiteti Western Balkans hap thirrjen për Tech Winter School, një program i dedikuar inovacionit digjital dhe zhvillimit të aftësive bashkëkohore në fushën e teknologjisë.
Ky edicion synon maturantë të apasionuar pas Sigurisë Kibernetike, Inxhinierisë Softuerike, Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale, si dhe Biznesit dhe Teknologjisë, duke ju ofruar një hapësirë për mësim praktik, bashkëpunim dhe krijimtari.
Përfitimet kryesore të Tech Winter School:
• Çmimi i Madh prej 1,000 eurosh për projektin më të mirë
• Mundësi për bursa studimi
• Dhurata dhe benefite të tjera speciale
• Përvojë praktike dhe rrjetëzim profesional
Afati i aplikimit: 25 Janar
Aplikimi mund të kryhet përmes skanimit të kodit QR ose duke ndjekur linkun zyrtar të aplikimit më poshtë.
