“Purgatori Europian i Ballkanit Perëndimor”, nga Ditmir Bushati | Western Balkans University

“Purgatori Europian i Ballkanit Perëndimor”, nga Ditmir Bushati

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >“Purgatori Europian i Ballkanit Perëndimor”, nga Ditmir Bushati

09/11/2023 13:00 Salla e Konferencave

“Purgatori Europian i Ballkanit Perëndimor” është bashkëbisedimi që politikani dhe pedagogu i njohur, Ish Ministër i Jashtëm Z. Ditmir Bushati do të zhvillojë ditën e Enjte, datë 9 Nëntor me studentët e Universitetit Western Balkans.

Z. Ditmir Bushati është ekspert për të drejtën evropiane dhe procesin e Zgjerimit të BE-së. Ai ka shërbyer si Ministër i Jashtëm nga viti 2013 deri në 2019.

Përpara përfshirjes në politikë, Z. Bushati ka qene aktivist i shoqërisë civile. Ai ka drejtuar Lëvizjen Evropiane në Shqipëri.  Bushati është anëtar i ECFR (European Council on Foreign Relation). Ai ka shërbyer edhe si analist për “Freedom House” (2007- 2008) për Raportin “Kombet në Tranzicion” (Nations in Transit); reporter kombëtar për Shoqatën Europiane të së Drejtës Ndërkombëtare (ESIL); koordinator kombëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF) për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian (2006-2008). Ai ka shërbyer si konsulent në projekte të ndryshme të BE, BB, USAID, GIZ, OSI, Fondacionit Friedrich Ebert, IOM, SNV.

Ditmir Bushati është lektor në të Drejtën Evropiane dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së pranë institucioneve të ndryshme universitare e kërkimore në Shqipëri e Kosovë. Ai ka botuar punime shkencore dhe artikuj në fushat e lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtën Evropiane.