Think before you follow – WISE MONEY TOMORROW | Western Balkans University

Think before you follow – WISE MONEY TOMORROW

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Think before you follow – WISE MONEY TOMORROW

18/03/2025 10:00 Marie Curie

A e dini se vendimet tuaja financiare sot mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien tuaj nesër?

Në një kohë kur mashtrimet financiare dhe kërcënimet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, është thelbësore të jeni të informuar dhe të merrni masa mbrojtëse. 

Bëhuni pjesë e leksionit të hapur "Think before you follow – WISE MONEY TOMORROW", ku ekspertë të sigurisë do të ndajnë njohuri të vlefshme mbi mbrojtjen financiare dhe sigurinë kibernetike.

👤 Folësit kryesorë:
 ✅ Z. Reglend Xhango – Menaxher i Sigurisë, OTP Bank Albania & Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike në AAB
 ✅ Znj. Entela Prifti – Menaxhere e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Raiffeisen Bank Albania & Anëtare e Komitetit të Sigurisë Kibernetike në AAB

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës Globale të Parasë nga Zyra e Planifikimit të Karrierës në WBU, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB).