Në serinë më të re të "Invited Talks - Think Big!", si dhe me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Kancerit”, Dekanati i Studentëve organizoi seminarin informues me temë "Triumfi i Jetës".
Në këtë seminar pjesëmarrëse ishin Dr. Oltiana Petri PhD, mjeke mikrobiologe dhe pedagoge, dhe Znj. Donjeta Zeqa, Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun, Presidente e Europa Donna Albania (pjesë e
EUROPA DONNA - European Breast Cancer Coalition).
Dr. Oltiana Petri, një nga personat që e ka fituar betejën kundër kancerit, ndau eksperiencat, sfidat dhe këshillat e saj rreth kësaj sëmundje me studentët e Western Balkans University. Ajo theksoi rëndësinë e informimit personal dhe ndarjes së informacionit me të tjerët si mundësi për shpëtimin e jetëve.
Donjeta Zeqa, aktiviste në luftën kundër kancerit, u kërkoi studentëve që të bashkohen në përpjekjen për reduktimin e kancerit në botë si edhe aktivizimin studetor në fushatat e ndryshme që organizohen për sensibilizim dhe mbështetje.
Ajo promovoi barazinë në marrjen e ndihmës së nevojshme dhe bëri thirrje që kontrolli i kancerit të jetë një nga prioritetet e politikave shëndetësore në vendin tonë.