
28/02/2026 08:30
Western Balkans University
Western Balkans University organizon për herë të parë WESTERN BALKANS STEM Olympiad, një garë akademike e hapur për nxënësit e shkollave të mesme nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Kjo olimpiadë synon të bashkojë dijen, talentin dhe inovacionin, duke krijuar një platformë unike rajonale për të rinjtë e apasionuar pas Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).
Western Balkans STEM Olympiad u ofron pjesëmarrësve mundësinë të përjetojnë nga afër një eksperiencë universitare, të testojnë njohuritë në një konkurrim real akademik dhe të lidhen me një komunitet të gjerë nxënësish me interesa të përbashkëta në fushat STEM.
Pse të marrësh pjesë?
- ✔️ Pjesëmarrje falas
- ✔️ Garë reale akademike
- ✔️ Përvojë universitare nga afër
- ✔️ Çmime dhe bursa që hapin mundësi për të ardhmen
Çmime dhe mundësi
- 🥇 Vendi I: €500
- 🥈 Vendi II: €300
- 🥉 Vendi III: €200
- 📱 Tablet Giveaway
- 🎓 30 mundësi bursash studimi
Data të rëndësishme
- ⏳ Afati i fundit për aplikim: 20 Shkurt
- 🗓️ Data e organizimit: 28 Shkurt
- 📍 Vendi: Western Balkans University
Të interesuarit mund të aplikojnë duke skanuar QR code ose duke ndjekur linkun për aplikim.
https://docs.google.com/forms/d/1icrVo_cexCcfsxTG-HqzfUugrqottDXyBLZLsr1T1NI/edit?ts=6969f4e3
https://docs.google.com/forms/d/1icrVo_cexCcfsxTG-HqzfUugrqottDXyBLZLsr1T1NI/edit?ts=6969f4e3
✨ Zbulo potencialin tënd. Sfido dijen. Ndërto të ardhmen tënde me WBU.
