Universiteti Western Balkans organizon Javën e Infermierisë | Western Balkans University

Universiteti Western Balkans organizon Javën e Infermierisë

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Universiteti Western Balkans organizon Javën e Infermierisë

21/05/2024 10:00 WBU Campus

Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë në Universitetin Western Balkans organizon Javën e Infermierëve në datat 21-23 maj, për të festuar dhe nderuar kontributin e profesionistëve dhe të rinjve në fushën e infermierisë.

Gjatë kësaj jave, presim pjesëmarrjen tuaj aktive në një sërë aktivitetesh frymëzuese, inovative dhe edukative të organizuara nga studentët tanë dhe të ftuarit ndërkombëtarë për të promovuar profesionin e infermierisë.

Bazuar në vlerat e përkushtimit, lidershipit dhe krijimtarisë, studentët do të prezantojnë një sërë aktivitetesh që përfaqësojnë shpirtin dhe pasionin e tyre për këtë profesion të rëndësishëm”.

✅ Folës të ftuar, seminare informuese
✅ Sesione edukative
✅ Ekzaminime bazë infermierore dhe fizioterapeutike për studentë dhe të ftuar
✅ Lojëra dhe dhurata
✅ Koktej dhe muzikë