17/03/2025 11:00
Marie Curie
Nëse dëshironi të mësoni nga një eksperte me përvojë, ju ftojmë të bëheni pjesë e sesionit "Think Big" – Sharing Experiences me Znj. Jonida Lakuriqi, Drejtore e Politikave Ligjore, Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, Kryetare e Fondacionit Vodafone Albania dhe Zëvendës-Kryetare e Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri (BCCA).
Ajo do të ndajë rrugëtimin e saj profesional dhe njohuri të vlefshme mbi lidershipin, inovacionin dhe zhvillimin e karrierës.
Ky aktivitet organizohet nga Klubi i Lidershipit në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit të Karrierës në WBU.