
26/01/2026 23:42
Marie Curie
Jeni gati për raundin e tretë? Cikli ynë i Trajnimeve të Debatit vazhdon me një sesion special të dedikuar "Debatit Konstruktiv" (Constructive Debating).
Këtë herë kemi kënaqësinë të mirëpresim një të ftuar speciale: Zj. Valbona Halitaj – Presidente e Unionit të Këshillave Studentore!
Ky sesion është krijuar për t'ju ndihmuar të kaloni nga teoria në praktikë, duke u fokusuar në teknikat thelbësore të komunikimit bindës.
Në fokus të trajnimit:
- 🏗️ Ndërtimi i Argumentit: Si të strukturoni një argument solid dhe të pathyeshëm?
- 🛡️ Arti i Kundërshtimit (Rebuttal): Teknika për të iu përgjigjur kundërshtarëve me elegancë dhe logjikë.
- 🎤 Simulime Debatesh (Mock Debates): Vendosja e teorisë në praktikë përmes debateve reale në sallë.
Mos e humbisni mundësinë për të mësuar se si të debatoni në mënyrë efektive dhe profesionale!
