Workshop: Terapia Manuale në Fizioterapi | Western Balkans University

Workshop: Terapia Manuale në Fizioterapi

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Workshop: Terapia Manuale në Fizioterapi

12/03/2026 10:30 WBU Campus

12 Mars 2026, Western Balkans University do të organizojë një Workshop mbi Terapinë Manuale në Fizioterapi, i drejtuar nga Sakis Adamidis (PT, PhD, MT, CMP, MCTA), fizioterapist me përvojë ndërkombëtare dhe instruktor në metoda të avancuara rehabilitimi.

Sakis Adamidis ka përvojë të gjerë klinike në rehabilitimin muskuloskeletal dhe neurologjik, si dhe trajnim në metoda të njohura ndërkombëtarisht si Mulligan Concept, Proprioceptive Neuromuscular Facilitation (PNF) dhe Bobath Concept.

Ky workshop do të ofrojë njohuri teorike dhe demonstrime praktike të teknikave të terapisë manuale, të përdorura në praktikën moderne të fizioterapisë.

Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike mbi arsyetimin klinik dhe aplikimin efektiv të teknikave të terapisë manuale në rehabilitimin muskuloskeletal.

Workshop-i është i hapur për:
  • Studentët e Fizioterapisë në Western Balkans University
  • Studentët e fizioterapisë nga universitete të tjera
  • Profesionistët e fizioterapisë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike

Ky aktivitet ofron një mundësi të shkëlqyer për të mësuar nga një ekspert ndërkombëtar, për të praktikuar teknika të reja dhe për të bashkëpunuar me studentë dhe profesionistë të fushës.

Pjesëmarrja: Falas

Për të rezervuar vendin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit:
 https://forms.gle/N4jWq95ZNJq17zFb8