Workshop mbi hartimin dhe projektimin e kurrikulave të Mjekësisë së përgjithshme | Western Balkans University

Workshop mbi hartimin dhe projektimin e kurrikulave të Mjekësisë së përgjithshme

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Workshop mbi hartimin dhe projektimin e kurrikulave të Mjekësisë së përgjithshme

23/02/2023 12:00 WBU, A building, Conference Room, Second Floor

Workshop mbi hartimin dhe projektimin e kurrikulave të Mjekësisë së përgjithshme 

Në Universitetin Western Balkans u zhvillua në 23 shkurt një workshop mbi hartimin dhe projektimin e kurrikulave të mjekësisë, me pjesëmarrjen e znj. Cheryl France, Kryetare e Grupit të Mjekësor të Universitetit të Kembrixhit, Dr. Mark Lillicrap dhe Prof Richard Tunstall.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua zhvillimit të kurrikulës, teknikave të të nxënit dhe përqasjeve të ndryshme të përdorura për të nxitur të mësuarin.
Universiteti Western Balkans po bashkëpunon me Universitetin e Kembrixhit, me qëllim për të përgatitur studentë me nivel europian.

Në intervistën e dhënë për ABC News Albania Dr. Mark Lillicrap shprehet se po punohet shumë me kurrikulat në mënyrë që të jenë më të avancuara dhe që të nxjerrin mjekë të suksesshëm në Shqipëri.